Ai është një prej blogerëve më të njohur në të gjithë botën duke bërë për vete mijëra fansa me videot e tij 1 minutëshe të vendeve që viziton.
Nuseir Yasin, blogeri arabo-izraelit, i njohur nga faqja e tij në Facebook si Nas Daily, ka vizituar Shqipërinë dhe Tiranën për projektin e tij të rradhës.
Nas mbldhi në shkallët e Universitetit të Tiranës mjaft të rinj për të realizuar një video të paparë gjatë perëndimit. Ata folën për temat që Nas mund të përdorë për të realizuar videon e tij për Shqipërinë.
Video do të përmendë informacione në lidhje me ato gjëra për të cilat njihet më tepër vendi ynë.
Të rinjtë përmendën edhe maninë e kafeve dhe faktin që në Shqipëri janë më të lira në krahasim me vendet e tjera.
Një person i veçantë që kishte tërhequr vëmendjen e ekipit të Nas, ishte ciceroni Sokol Koçeku i Kullës së Ngujimit në Theth.
Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e turistëve me veshjen popullore të zonës dhe aftësitë e tij vërtetë të veçanta në prodhimin e një melodie muzikore, duke mbajtur pranë gojës vetëm një gjethe frashëri.