INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Talenti kosovar kërkohet nga Chelsea, londinezët gati të bëjnë një ofertë të majme

Talenti kosovar kërkohet nga Chelsea, londinezët gati të bëjnë një ofertë të majme

Publikuar më: 20:06 17-01-2019

Shqiptarët e Kosovës po bëhen ndër më të kërkuarit në tregun evropian. Lajme të merkatos vijnë për talente të ndryshme që kërkohen nga klube të mëdha.

Së fundmi, përflitet për mesfushorin 23 vjeçar, Arbër Zeneli i cili momentalisht luan për Herenvenit në Holandë dhe mediat thonë se ai po kërkohet nga ekipi i Chelsea.

Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze.

Në këtë mënyrë klubi anglez po e monitoron kosovarin dhe thuhet se mund të paguajë një shumë prej 5 milionë paundësh për shërbimet e tij.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283