INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa të reja për shtëpitë, mësoni sa do të paguhet për një apartament një Shqipëri

Taksa të reja për shtëpitë, mësoni sa do të paguhet për një apartament një Shqipëri

Publikuar më: 18:52 08-08-2017

Qeveria po harton një projektligj të ri për taksën e pronës dhe këtë taksë do e paguajnë të gjithë ata që kanë një shtëpi private, apartament ose truall.

Ndërkohë që tani paguani 15 lek për metër katror për ndërtimet para vitit 1993 dhe 30 lek lek për metër katror për ndërtimet pas vitit 1993, tashmë do të paguani pak më shumë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili asistoi për 3 vite qeverinë shqiptare në punën e saj ka lënë mbi tryezë një propozim tjetër për të rritur të ardhurat nga kjo taksë. Sipas këtij propozimi, taksa e pronës duhet të variojë nga 0.075% deri në 0.15% të vlerës së apartamentit dhe do të implementohet fillimisht në Tiranë, Durrës, Fier dhe Korçë.

Por duke qenë se vlera e pronës është relative, do të përdoren çmimet minimale dhe maksimale të përcaktuara nga ligji për çdo zonë. Sipas formulës, në rast se një apartament ka një vlerë prej 100 mijë lekë/m², taksa që do të aplikohet, nëse do të merret propozimi i FMN-së, do të variojë nga 75 lekë për m² me formulën 0.075% të vlerës deri në 150 lekë/m² me formulën 0.15% të vlerës së apartamentit. Pra, për një apartament 100 m² në Tiranë, vlera e taksës me këtë çmim do të jetë nga 7,500 lekë në vit, në 15,000 lekë në vit. Megjithëse FMN thotë se i takon qeverisë vendimi final, qëllimi kryesor i ekzekutivit është që të rrisë deri në katër herë të ardhurat nga taksa mbi pronën.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998