INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e apartamenteve, ja sa do të paguajnë qytetarët sipas rretheve ku banojnë

Taksa e apartamenteve, ja sa do të paguajnë qytetarët sipas rretheve ku banojnë

Publikuar më: 09:26 17-03-2018

Taksën më të lartë për apartamentet do ta kenë ato qytete që kanë edhe çmime fiskale më të larta.

Ndërsa sipas “Panorama” qytetet e vogla do të paguajnë më pak.

Në qytetin e Elbasanit çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/m2. Çmimi i shtëpisë 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993-it, taksa do të jetë 2515 lekë në vit.

Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal, që është 53,100 lekë/ m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100 m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93-it është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

Në qytetin e Memaliaj, një familje që ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, të ndërtuar para vitit 1993 do të paguajë 525 lekë në vit. Kush disponon një dyqan në rrethe, do të paguajë më pak taksa se një dyqan në Tiranë.

Kjo, për shkak se çmimi i dyqanit do të llogaritet 1,5 herë më i lartë se çmimi i shtëpisë, kurse në Tiranë kjo llogaritet 2 herë më i lartë. Ndërsa për ndërtesat që përdoren për prodhim, përpunim apo magazinim të mallrave, taksa do të jetë 0,2 për qind e çmimit të magazinës.

Sipas metodologjisë, çmimi i magazinës do të jetë sa 50 për qind e çmimit të sipërfaqes së banimit të zonës përkatëse, sipas qyteteve

Article Logic
Execution time: 0.0022590160369873