INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa doganore 100%, për një muaj i ka shkaktuar Serbisë 34.6 milionë euro dëm

Taksa doganore 100%, për një muaj i ka shkaktuar Serbisë 34.6 milionë euro dëm

Publikuar më: 14:33 30-12-2018

Vendosja e taksës së re nga Qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia ka shkaktuar përsëri reagimin e BE-së.

Kjo e fundit, ka kërkuar nga Prishtina që të rikonsiderojë këtë vendim. Mirëpo, teksa ky vendim po vazhdon të mbetet në fuqi, shtetit serb po i shkaktohet një humbje e madhe ekonomike.
Profesori i Institutit Evropian të Studimeve, Slobodan Zeçevic, tha se BE-ja mund ta kushtëzojë Kosovën për heqjen e taksës, nëse sipas tij ajo vërtet e do një gjë të tillë.
Kurse Minsitri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic sqaroi se që nga 20 nëntori e deri më 21 dhjetor, Serbisë i janë shkaktuar humbje deri në 34.6 milionë euro.
Sipas tij, kjo mund të rritet në 40 milionë euro në muaj humbje për shtetin Serb dhe se 30 kompani ndërkombëtare të cilat operojnë në Serbi mund të goditen nga kjo taksë.
“Ky vendim do të ketë një impakt në bizneset tona, por do të bëjmë çmos që t’ia dalim”, ka thënë Ljajic.

Article Logic
Execution time: 0.00508713722229