INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi me Bashën, Meta: Jam i hapur për dialog me të githa palët për të miratuar reformën

Takimi me Bashën, Meta: Jam i hapur për dialog me të githa palët për të miratuar reformën

Publikuar më: 14:21 12-06-2016

Pas dështimit të takimit Rama-Bashka, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar në përpjekje për të gjetur konsensusin për Reformën në Drejtësi. Takimi u zhvillua në hotel Rogner në orën 11:00, ku Meta ishte i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Sokol Dervishaj dhe Basha nga Oerd Bylykbashi.

Pas përfundimit të takimit, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje për  takimin rreth 2 orë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me bisedimet për të arritur konsensus për reformën në drejtësi, duke theksuar se ai është i hapur për dialog me të gjitha palët politike për të miratuar sa më shpejt reformën.

“I shpreha z.Basha kënaqësinë për angazhimin opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dher mbështetjes që i ka dhënë reformës në drejtësi. Kam kërkuar mirëkuptimin për përcaktimin e kalendarit për miratimin e paketës kushtetuese as më shpejt.

Basha më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi dhe më njohu me të vetmen çështje që sipas opzitës ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja.

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit mbetem i hapur me dialog me të gjitha palët që të miratojmë sa më parë reformën më themelore”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199