INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tajlandë, vdes zhytësi i marinës gjatë operacionit për shpëtimin e ekipit të futbollit

Tajlandë, vdes zhytësi i marinës gjatë operacionit për shpëtimin e ekipit të futbollit

Publikuar më: 09:50 06-07-2018

Një ish-zhytës i marinës në Tajlandë ka humbur jetën teksa po merrte pjesë në përpjekjet për të shpëtuar 12 djem dhe trajnerin e tyre të futbollit, të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë. BBC raporton se pjesëtari i ekipit të shpëtimit Saman Gunan humbi ndërgjegjen në rrugën e tij drejt kompleksit të shpellës Tham Luang pasi i mbaroi oksigjeni. "Puna e tij ishte të jepte oksigjen. Ai nuk kishte mjaftueshëm në rrugën e tij," tha zëvendësguvernatori i Chiang Rai. Ai u nxor nga partneri i tij i zhytjes, por nuk mundi të ringjallej. Saman Gunan, i cili mendohet se është 38 vjeç, kishte lënë punën në marinë, por u kthye për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Ai ishte një vrapues dhe çiklist por edhe se ishte një zhytës profesionist nuk arriti të mbijetonte.Zyrtarët thanë se funerali i tij do të sponsorizohet nga mbreti Thai. Familjarët e 13 personave të bllokuar në shpellë trishtohen nga lajmi i vdekjes së zhytësit.

duke_qare.jpg

Gjetja e fëmijëve në shpellë u konsiderua një mrekulli por tani ankthi dhe frika po shtohen. “Niveli i oksigjenit në dhomën ku djemtë po qëndrojnë ka rënë në 15%”, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi. Niveli i zakonshëm është rreth 21%. Oksigjeni po harxhohet nga pjesëtarët e ekipit të shpëtimit që punojnë brenda në shpellë. Të frikësuar nga fakti se djemtë rrezikojnë jetën ushtrai dhe emergjencat po punojnë për të futur tubacione për ti furnizuar me oksigjen Brenda në shpellë. Një tjetër rrezik që u kanoset fëmijëve ëshët frika e rreshjeve që pritet të kthehen së shpejti. Fillimisht u mendua se ata ishin të sigurt por tani ekziston rreziku që vendi ku ata qëndrojnë të përmbytet.

brenda_shpellës.jpg"Brenda shpellës është e vështirë," tha komandanti Thai Seal Rear Adm Arpakorn Yookongkaeë. "Në rrugën e kthimit bombola e oksigjenit të Petty Officer First Class Saman Gunan mbaroi, shoku i tij u përpoq t'i japë atij ndihmën e parë, por ai nuk u përgjigj, e solli atë në dhomën e tretë dhe i dha atij një raund tjetër ndihme, por ai mbeti pa ndjenja "-u shpreh komandanti. “Operacioni i kërkimit do të vazhdojë”, tha ai. "Unë mund të garantoj se nuk do të ketë panik, nuk do të ndalojmë misionin tonë, nuk do të lejojmë që sakrifica e mikut tonë të shuhet"-jep kurajo ai. Rreth 1.000 njerëz janë përfshirë në operacionin e shpëtimit, duke përfshirë zhytësit e marinës, personelin ushtarak dhe vullnetarët civilë.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045