INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tajfuni në Filipine, 36 të varrosur nën baltë

Tajfuni në Filipine, 36 të varrosur nën baltë

Publikuar më: 11:22 17-09-2018

Qindra shtëpi të shkatërruara dhe të paktën 36 persona mendohet së janë varrosur në baltë në Filipine, pasi tajfuni ‘Mangkhut’ shkaktoi një rrëshqitje masive të dherave në veri të vendit. Të paktën 35 njerëz raportohet se kanë vdekur në zonën minerare dhe shumica prej tyre janë minatorë dhe familjarë të tyre. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuarit në qytetin minerar të Itogon, në Benguet.
Shumë prej viktimave besohet se kishin kërkuar strehim në kishë gjatë tajfunit.
"Ata u këshilluan që të largoheshin nga zona sepse kjo është zonë e rrezikshme gjatë periudhës së tajfuneve, vdekjeprurëse dhe kështu rezultoi" tha Gen Emmanuel Salamat nga Forcat e Armatosura të Filipineve për CNN.

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166