INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri, PD s’ka njerëz, i mungojnë kandidatët për deputetë

Tahiri, PD s’ka njerëz, i mungojnë kandidatët për deputetë

Publikuar më: 10:18 29-05-2017

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri teksa ka mbajtur një takim me banorë në zonën e Laknasit në kryeqytet ka shigjetura PD. Ai tha se PD nuk ka çfarë të ofrojë shqiptarëve në datën 25 qershor, pasi ajo as nuk ka arritur as të plotësojë listat e kandidatëve për deputetë.
"Ata çuan listat e kandidatëve për deputetë para dy ditësh. Por për fat të keq edhe pse duhet të çonin 34 emra për Tiranën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dërguan vetëm 16.
 PD-ja nuk ka plotësuar dot listën e kandidatëve për deputetë. Imagjinoni në Kamëz nuk ka ende një kandidat për deputet që t’i thotë shqiptarëve: Ore mirë, dakord, Partia Socialiste ka Sadri Abazin i cili do fitojë. Po PD-ja kë ka? Ka lënë gjysmën e Tiranës pa kandidatë, nuk gjen dot njerëz, që t’i çojë atje e të thotë: ore vëlla hajde ti je kandidati im, ik mblidh votat atje. Nuk i pranon njeri që të shkojë dhe të kandidojë për Partinë Demokratike. Merreni me mend ç’katastrofë është," shtoi Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486