INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku renditet kostot për biznesin prej sistemit të ri tatimor

Tabaku renditet kostot për biznesin prej sistemit të ri tatimor

Publikuar më: 10:20 10-09-2019

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me sistemin e ri fiskal që pritet të implementohet. Tabaku thotë se vënia në zbatim të sistemit të ri tatimor do të prodhojë jo vetëm paqartësi ligjore por edhe kosto shtesë dhe të fshehura për biznesin. Por cilat janë këto kosto? Ja renditja që bën Tabaku.

-Një nga kostot e fshehura që nuk përmendet nga qeveria lidhet me atë që quhet “Firma Dixhitale”, e cila ndodhet në një USB. Qeveria Rama përmes VKM-së të datës 12/01/2018 do të përcaktonte krijimin e “Firmës Dixhitale” që do të vendosej brenda një USB Token, kjo firmë do të kishte vlerën e 7300 lekësh dhe do të ishte e vlefshme për 1 vit kalendarik. Implementimi i sistemit të ri fiskal do të shoqërohet pashmangshmërisht edhe me firmën dixhitale që do të firmosë faturat e transportit.
-Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë në vit. Në rastin e shembullit më sipër nuk është marrë një biznes kompleks që nis me prodhimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produktit por një biznes i thjeshtë dyqan shitje.
- Këto e shumë faktorë të tjerë që lidhen me hapesiren që i kanë dhënë kompanisë kroate për të kryer ndryshime ligjore, ndryshimin e sistemit të kasave, kostot e mirëmbajtjes 60 deri në 80 euro në vit e bëjnë këtë një aferë më të madhe se ajo që kishim parashikuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029032230377197