INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“T’ju vijë turp që…”/ Çfarë ndodhi që Dafina u acarua keq dhe reagoi ashpër në rrjetet sociale? [FOTO]

“T’ju vijë turp që…”/ Çfarë ndodhi që Dafina u acarua keq dhe reagoi ashpër në rrjetet sociale? [FOTO]

Publikuar më: 12:03 29-07-2020

Dafina Zeqiri i është rikthyer sërish çështjes së peticionit të firmosur drejtuar kompanisë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës në “Apple Maps”. Megjithëse një sërë artistësh dhe qytetarësh reaguan ndaj Apple duke i bërë thirrje të merrte në konsideratë shqetësimin e tyre, për Dafinën kjo nuk është e mjaftueshme. E revoltuar, ajo ka bërë një postim në Instagram drejtuar qytetarëve por edhe kolegëve, për të cilët thotë se duhet t’ju vijë turp, pasi rrinë gjithë kohës në rrjete sociale dhe nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Këngëtarja pret më shumë reagime ndaj atyre që e quajnë veten patriotë, dhe që nuk kanë bërë asgjë.

“Duhet me ju ardh marre juve që i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton ditën e natën e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shumë se që e supportoni). Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu për t’drejtat tona n’Kosovë jo? Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria.”, ka shkruar Dafina.

dafina-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044760704040527