INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Surpriza e Wake Up! Ish-banorja e BBV5 zë vendin e Heidi Bacit

Surpriza e Wake Up! Ish-banorja e BBV5 zë vendin e Heidi Bacit

Publikuar më: 10:43 02-09-2026

Një kapitull i ri pritet të nisë së shpejti për programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, i cili këtë sezon do të sjellë ndryshime në ekipin drejtues.

Pas përfundimit të eksperiencës së Heidi Bacit në program, vëmendja është zhvendosur te emrat që do të jenë pjesë e formatit në sezonin e ri. Moderatori Blendi Salaj ka konfirmuar rikthimin në ekran përmes një postimi në Instagram, duke treguar se këtë herë do të ketë dy figura të reja pranë tij.

Megjithatë, Salaj ka preferuar ta mbajë ende të fshehtë identitetin e tyre, duke publikuar një foto ku fytyrat e dy bashkëprezantueseve nuk shfaqen qartë. Kjo ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e publikut për emrat që do t’i bashkohen programit.

Një prej tyre tashmë është bërë e ditur. Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, bëhet fjalë për Nikol, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania 5”.

Nikol pritet të jetë një prej figurave të reja që do t’i bashkohet Blendi Salajt në ekran, duke sjellë një tjetër energji në programin e mëngjesit.