Prime-n e djeshëm, Mateo i befasoi të gjithë me lëvizjen e tij për t’u afruar më shumë me Brikenën, por kjo e fundit nuk e priti dhe aq mirë surprizën e tij. Edhe pse Mateo arriti që të krijonte një atmosferë ndryshe, tepër të veçantë, pasi ambienti pranë pishinës u mbush me trëndafila, Brikena injoroi gjithçka.
Ditën e sotme, në një bisedë të zhvilluar me Rogertin, i cili e pyet banoren se pse nuk ia dha një shans Mateos, kjo e fundit justifikohet duke thënë se ata nuk përshtaten sepse janë karaktere të ndryshme.
"Karakteri është një gjë që nuk ndryshohet dot, sepse është diçka që ti e ke nga brenda. Ndërsa Intsagrami dhe veshja janë dy gjëra që përmirësohen për një person që e do" shprehet Brikena.
Kujtojmë se Mateo ka pranuar publikisht ndienjat e tij ndaj Brikenës, por ka mbajtur distancë duke respektuar zgjedhjet e Brikenës, e cila shpesh është shprehur se nuk dëshiron që të ketë diçka me banorin.
Mbrëmjen e djeshme, në momentin e surprizës që banori përgatiti për Brikenën, ai gjithashtu i kërkoi asaj një mundësi që dyshja të kenë së bashku një romancë.
Por pavarësisht çdo përpjekje dhe durimi që Mateo ka treguar ndaj saj, Brikena me vendosmërinë më të madhe e injoron banorin me pretendimin se ata të dy nuk i lidh asgjë.








31 Jan 2026 





