INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SUPERMANI heroi i amerikanëve! Personazh imagjinar, por me një histori nga pas. E dini këtë sekret për të?

SUPERMANI heroi i amerikanëve! Personazh imagjinar, por me një histori nga pas. E dini këtë sekret për të?

Publikuar më: 09:12 03-06-2018

Në shumicën e rasteve, super heronjtë i gjejmë thuajse në çdo realizim kinematografik. Edhe pse në disa raste janë personazhe të trilluar, të cilët në jetën reale nuk ekzistojnë, pas figurës së tyre fshihet një histori ose një mesazh i mirë për njerëzit.

Një ndër këto personazhe është edhe Supermeni, ndër më të veçantët në kinematografinë botërore dhe amerikane veçanërisht.

Njeri kriptonin u krijua në Qershor të vitit 1938 nga një kompani shumë e njohur amerikane DC Comic, fillimisht personazhi gjithëpërfshirës, u publikua në një revistë prej 13 faqesh. Për t’u pasuar nga filmi televiziv i vitit 1978, në 40 vjetorin e krijimit.

Pra Supermeni mbush 80 vjeç që nga lindja e tij në vitin 1938!

Realizimi i parë i filmit të këtij super heroi u shfaq në vitin 1978 dhe rezultoi një ndër më të suksesshmit e asokohe dhe kjo falë kastit të aktorëve të Marlon Brando, Gene Hackman apo Christopher Reeve, padyshim.

Article Logic
Execution time: 0.0027148723602295