INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Super-grabitja në Rinas/ Të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me bashkëpunëtorin e drejtësisë

Super-grabitja në Rinas/ Të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me bashkëpunëtorin e drejtësisë

Publikuar më: 12:43 15-07-2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e të arrestuarve për grabitjen në Rinas të cilët donin të ndryshohej masa e sigurisë. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e 'arrestit me burg'.

Kërkesa për ndryshimin e masës ishte bërë nga Ragip Hajdini, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Elton Pikli, të cilët ishin edhe vetë të pranishëm në seancën gjyqësore.

Në seancë nuk ishte i pranishëm bashkëpunëtori Alkond Bengasi, i cili mbrohej me avokat kryesisht.

Para trupës gjykuese, të pandehurit ripërsëriten kërkesën për ballafaqim me Alkond Bengasin.

Ndërkohë Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tre personave të shumëkërkuar si organizatorë të grabitjes së Rinasit, Klement e Eldi Çala vëllezër mes tyre dhe Talo Çelën i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ngjarja u shënua më 9 prill dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715