INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet seksualisht e reja në Kamëz, prangoset 20-vjeçari

Sulmohet seksualisht e reja në Kamëz, prangoset 20-vjeçari

Publikuar më: 10:29 12-09-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë. Mësohet se një vajzë 25 vjeçare është dhunuar dhe më pas është sulmuar seksualisht nga një 20 vjeçar në bashkëpunim me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se vajza me iniciale L.D ka denoncuar në polici duke treguar tmerrin se 20-vjeçari Adjan V, banues në Kamëz e ka dhunuar dhe ngacmuar bashkë me dy shokët e tij, B.V. 24 vjeç dhe A. V. 21 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin dhe po heton në gjendje të lirë shokët e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771