INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet një postbllok në Turqi, vriten dy policë e plagosen tre të tjerë

Sulmohet një postbllok në Turqi, vriten dy policë e plagosen tre të tjerë

Publikuar më: 15:25 19-07-2016

Autoritetet turke thonë se dy policë janë vrarë në Turqinë veriore në një sulm i cili kishte si objektiv oficerët që patrullonin në një postbllok rrugor. Janë lënduar gjithashtu edhe pesë oficerë të tjerë, përfshirë dhe një civil, bën të ditur AP. Guvernatori Jusel Javuz tha se sulmi ka ndodhur sot në qytetin Macka, afër Detit të Zi. Ndërkohë, agjencia private e lajmeve, Dogan, shkruan se sulmuesit kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur granata në drejtim të oficerëve. Incidenti është përshkuar si sulm terrorist nga Javuz.

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057