Rusia ka aktivizuar menjëherë sistemin e saj anti-raketor, vetëm pak orë pas sulmit të SHBA me raketa në një bazë të forcave qeveritare siriane.
Ushtria ruse është vendosur në disa baza siriane, ku gjatë dy viteve të fundit ka zhvendosur aty edhe sistemet anti-raketore S-400 dhe S-300.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet anti-raketë janë në punë 24 orë në ditë, duke mbrojtur jo vetëm bazat e ruse në tokë por edhe luftëanijet e pozicionuara në det.