INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Gjermani, agresori ishte një 17-vjeçar afgan

Sulmi në Gjermani, agresori ishte një 17-vjeçar afgan

Publikuar më: 13:12 19-07-2016

Një flamur i ISIS i pikturuar me dorë është gjetur në dhomën e refugjatit afgan që vrau 4 persona mbrëmë në një tren në Gjermani. Mediat e huaja japin detaje në lidhje me autorin, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia. Raportohet se ai ishte një 17-vjeçar nga Afganistani.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann deklaroi se flamuri u gjet mes gjërave në dhomën e tij. Adoleshenti, kishte ardhur i vetëm në Gjermani ku kishte kërkuar azil. Ai ishte vendosur nën kujdesin e një familjeje dhe ishte zhvendosur nga kampi i refugjatëve drejt qytetit.

Gjithashtu thuhet se ai ka bërtitur “Allahu Ekber” para kryerjes së sulmit. Sulmi i rëndë vjen disa ditë pas ngjarjes tragjike në Nisë të Francës.

Vitin e kaluar, Gjermania priti më shumë se 1 milionë refugjatë, mes tyre edhe 150 mijë afganë.

Article Logic
Execution time: 0.0048081874847412