INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka, arrestohen autorët e ngjarjes [FOTO]

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka, arrestohen autorët e ngjarjes [FOTO]

Publikuar më: 23:26 27-02-2018

Policia ka arrestuar personin që ka sulmuar pak ditë më parë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar gjatë kësaj jave duket se shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes.
Ka qenë vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai që ka sqaruar në transmetim të drejtpërdrejtë, në emsionin “Përballë” se policia kishte arritur të identifikonte autorët e kësaj ngjarje të rëndë. “Sapo u njoftova se Policia dhe Prokuroria kanë bërë të mundur arrestimin e personave që kanë bërë sulmin me thikë ndaj trajnerit”, tregoi ai, pa bërë të ditur emrat dhe arsyet që kishin çuar në këtë gjest të shëmtuar.

Më pas, policia bëri të ditur edhe emrat e personave të arrestuar, duke treguar se ishte një 19-vjeçar ai kishte kërcënuar me thikë Gjokën.

Njoftimi i Policisë

Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”.

Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

nesti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168