INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm vetëvrasës në Pakistan, 4 të vrarë dhe 10 të plagosur

Sulm vetëvrasës në Pakistan, 4 të vrarë dhe 10 të plagosur

Publikuar më: 11:20 23-02-2017

Në një sulm vetëvrasës të kryer në gjykatën lokale në qytetin Charsadda, Pakistan, vriten katër persona dhe plagosën dhjetë të tjerë.

Burimet e sigurisë theksojnë se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vërejtur tre sulmues që u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e gjykatës në qytetin Charsadda në Pakistan.

Sulmuesi i pari hapi zjarr dhe hodhi një granatë dore në çka pjesëtarët e forcave të sigurisë u përgjigjen dhe e vranë në hyrje të ndërtesës.

Sulmuesi tjetër u neutralizua sapo hyri në ndërtesën e gjykatës, kurse sulmuesi i tretë aktivizoi mjetin shpërthyes që kishte në trup dhe në këtë mënyrë vrau katër persona dhe plagosi dhjetë të tjerë

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436