INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me thikë në një shkollë në Rusi. Katër të plagosur

Sulm me thikë në një shkollë në Rusi. Katër të plagosur

Publikuar më: 09:42 18-04-2018

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një person me thikë hyri brenda dhe u përpoq ti vërë zjarrin shkollës. Sulmi ndodhi në një shkollë në Republikën e Bashkortostanit në Rusinë qendrore. Mediat lokale raportojnë se djali, 17 vjeç, po përpiqej t'i vinte zjarrin shkollës pasi sulmoi disa nxënës në një klasë. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje. Sulmuesi i dyshuar besohet të jetë një nxënës në shkollë, i cili po e linte klasën kur një mësues e ndaloi. Djali reagoi në mënyrë agresive, duke sulmuar një studente femër dhe pastaj mësuesin me thikë. Një dëshmitar okular tha: «Një djalë vrapoi në shkollë me një thikë. "Mësuesi mbajti derën, më pas u fut në klasë. Ai theri një vajzë dhe ajo u hodhë nga kati i dytë". Policia ruse është vënë në kërkim të adoleshentit.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598