INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suedia dënon me burgim të përjetshëm terroristin që sulmoi turmën me kamion

Suedia dënon me burgim të përjetshëm terroristin që sulmoi turmën me kamion

Publikuar më: 14:22 07-06-2018

Dënohet me burgim të përjetshëm terroristi që hyri mes turmës me kamion në qendër të Stokholmit duke vrarë 5 persona dhe lënë të plagosur 10 të tjerë. Reuters shkruan se një gjykatë suedeze dënoi të enjten Rakhatin Akilov, azilkërkuesin uzbek, të cilit i ishte mohuar qëndrimi në vend, për aktin terrorist. Ngjarja për të cilën u dënua emigranti u regjistrua në Stokholm në prill 2017. "I pandehuri,i akuzuar për një seri krimesh u gjet fajtor për veprën terroriste, atë të vrasjes së pesë personave. Dënimi është vendosur me burgim të përjetshëm, "tha në një deklaratë Gjykata e Qarkut në Stokholm. Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe e futi atë në një rrugë për këmbësorë duke ecur përmes turmës rreth 500 metra. Ai mori përpara njerëzit derisa kamioni ngeci në një dyqan. Akilov u arrestua po atë ditë jashtë një stacioni gazi, në një periferi të qytetit pasi u njoh nga një imazh i CCTV dhe shpejt pranoi të ishte drejtuesi i kamionit. Ai tha gjatë gjykimit se donte të ndëshkonte Suedinë, për shkak se ajo po luftonte kundër grupit radikal të Shtetit Islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928