INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Stuhia” Trump nuk ndalet: Kush ka armë, të ndalojë Hillari Klinton!

“Stuhia” Trump nuk ndalet: Kush ka armë, të ndalojë Hillari Klinton!

Publikuar më: 09:10 10-08-2016

Stuhi politike ka shkaktuar një batutë e Donald Trump kundër rivales së tij në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Duke iu referuar njerëzve që zotërojnë armë zjarri ai ka thënë se, “populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton”.

Këtë deklaratë shokuese Trump e ka bërë gjatë një mitingu në Ullmington, në Karolinën e Veriut. E menjëhershme ka qenë replika e Hillary.

“Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053