INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhia Jebi godet Japoninë. 10 të vdekur e 300 të plagosur

Stuhia Jebi godet Japoninë. 10 të vdekur e 300 të plagosur

Publikuar më: 09:33 05-09-2018

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga Stuhia Jebi, e cila është cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit. Jebi goditi një ditë më parë pjesën perëndimore të shtetit, duke lënë pas shkatërrim dhe përmbytje në qytetet si Kjoto dhe Osaka.

stuhia_1.jpg

Osaka, zona e dytë më e madhe metropolitane e Japonisë me rreth 2.7 milion banorë është më e dëmtuara. Fluturimet dhe udhëtimet me trena janë anuluar, mirëpo mijëra pasagjerë kanë mbetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Osakës, për shkak të evakuimit. Ndonëse erërat janë dobësuar dhe gradualisht janë duke u bartur në veri, banorëve u është bërë thirrje për kujdes për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve. Të paktën 300 persona janë lënduar si pasojë e stuhisë, ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga. Deri të mërkurën në mëngjes, thirrje për evakuim u është bërë më shumë se 1.2 milion personave.

stuhia_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833