INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhia gjatë natës dëmtoi linjat e tensionit, ja zonat më problematike. Stakohet energjia dhe në Tiranë

Stuhia gjatë natës dëmtoi linjat e tensionit, ja zonat më problematike. Stakohet energjia dhe në Tiranë

Publikuar më: 11:27 10-07-2019

Si pasojë e motit të keq dhe stuhisë së mbrëmjes së djeshme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se disa linja tensioni të mesëm janë dëmtuar. Rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur. Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës.

Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë

Ndërkohë, për shkak të rikonstruksionit të parashikuar në disa kabina, sot edhe nesër do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

10 korrik

ora 09:00-15:00

rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”.

9.00-13.00

rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”

9:30- 15:00

Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”

09:00-16:00

rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”

11 korrik

01:00-05:00

rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit.

09:00-15:00

rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave

09:30-15:00

rruga “Jordan Misja”

09:00-13:00

rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”,

13:00-15:00

rruga “Bardhyl” pjesërisht

09:00-16:00

rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”

stuuhia.jpg

stuhia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668