INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit zbulojnë si krijohen retë dhe arsyeja pse ka ujë në planetin Mars

Studiuesit zbulojnë si krijohen retë dhe arsyeja pse ka ujë në planetin Mars

Publikuar më: 11:45 24-06-2019

Pluhuri që lëshojnë meteorët është përbërësi sekret që mund të fshihet pas formimit të reve që rrinë pezull mbi planetin Mars.

Sipas studiuesve të Universitetit të Kolorados në Boulder, këto re janë në gjendje të ndikojnë në temperaturën dhe klimën e planetit. Ata mendojnë se ato janë dhe arsyeja pse në planetin Mars ka dhe ujë.

Ky konkluzioni i dalë prej studiuesve është botuar në revistën ”Nature Geoscience”.

Studiuesit deri tani nuk po gjenin një teori sesi krijoheshin retë në Mars. Studimet e mëparshme kanë treguar se pluhuri nga meteorët e shkatërruar, i njohur si tymi meteorik, ndikonte në ndërtimin e reve afër poleve të Tokës.

Hartwick, një nga studiuesit e Universitetit të Kolorados mendoi se e njëjta gjë ndodh dhe në Mars. Tymi meteorik mund të krijojë në mënyrë të ngjashme retë që rrinë pezull në atmosferën e Marsit.

Rezultatet e studimit tregojnë se këto re, të ngjashme me ”flokët e sheqerit”, mund të ndikojnë klimën e planetit Mars. Ashtu siç ndodh dhe në planetin tonë edhe në Mars sa më lart të ngjitesh këto re ndikojnë në uljen e temperaturave deri në 10 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938