INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit japin alarmin për varësinë nga marijuana. 4 milionë amerikanë po përballen me këtë problem

Studiuesit japin alarmin për varësinë nga marijuana. 4 milionë amerikanë po përballen me këtë problem

Publikuar më: 16:38 26-06-2018

Marijuana tani është e ligjshme për përdorim mjekësor ose rekreativ në 31 shtete amerikane  dhe kërkesat për ligjërimin e saj po bëhen gjithnjë e më të shumta. Legalizimi i hashashit është nxitur nga prova gjithnjë e në rritje se përdorimi i tij nuk ka pasoja negative, te shëndeti. Megjithatë, Institutet Kombëtare të Shëndetësisë vlerësojnë se katër milionë amerikanë janë të varur nga marijuana. Droga po bëhet më e lehtë për t'u siguruar dhe më e fuqishme duke u përhapur në shumë vende,  e duke rritur rreziqet e varësisë. Megjithëse ka ilaçe për trajtimin e varësisë, siç ka për alkoolin dhe opioidet, ka edhe për trajtimin e varësisë ndaj kësaj substance narkotike. Marijuana ka një reputacion të gjatë si një 'drogë portë', pasi ofron hyrjen lehtë në botën e substancave të paligjshme. Por shqetësimi për drogat e tjetra që përdoren ka lënë në hije kërkimet, paralajmërimet dhe ndërgjegjësimin publik për rreziqet e vetë marijuanës.  Ajo është problematike. Është e vështirë të bësh një ndarje midis fizikes dhe psikologjikes ", thotë Edwin Salsitz, një specialist për varësinë në spitalin “Mount Sinai” në qytetin e Nju Jorkut. 'Marihuana nuk përshtatet me drogat e tjera sa i përket tipareve të varësisë. Disa droga ashtu si dhe alkooli, kanë një sindrom shumë të qartë të tërheqjes. Marijuana ka një, nuk është aq e rëndë, por ajo krijon dëshira. Varësia ndodhë kur substanca ju shkakton dëm por ju thjesht nuk mund të ndaleni'-deklaron ai. Shkencëtarët  nuk kanë rënë ende  dakord se ku është pragu i varësisë është për këtë lëndë narkotike, por studimet vlerësojnë se rreth 4 milionë amerikanë kanë rezultuar se kishin një 'çrregullim të përdorimit të marihuanës' në vitin 2015, sipas Institutit Kombëtar të NIDA. Ky grup përbën rreth 9 për qind të të gjithë përdoruesve të hashashit. Por shkalla e varësisë gati është dyfishuar duke u rritur në 17 për qind me rritjen e numrit të adoleshentëve që u bën përdorues.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877