INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studiuesit amerikanë: Namazi shëron dhimbjet e shpinës [VIDEO]

Publikuar më: 20:13 10-03-2017

Namazi është shtylla kryesore e fesë Islame. Pesë herë në ditë, rreth 1.6 miliardë myslimanë në të gjithë botën përkulen, per t`ju falur Zotit. Por sipas një studimi të ri, lutja ne kete menyre ndihmon në zvogëlimin e simptomave në pjesën e poshtme të shpinës. Shkencëtarët thonë se nëse këto lutje performohen rregullisht dhe në formën e duhur, atëherë ato do të ndihmonin në lehtësimin e dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës. Një studim i bërë nga Binghamton University në New  York, përdori modele të gjeneruara në mënyrë kompjuterike të indianëve, aziatikëve dhe amerikanëve për t’i parë efektet e ritualeve të lutjeve në pjesën e poshtme të shpinës.“Lutja mund ta eliminojë stresin dhe ankthin, por ka edhe hulumtime që tregojnë se ritualet e lutjeve mund të konsiderohen si trajtim efikas klinik i mosfunksionimeve te neurone muskulore te skeletit” deklarojne  profesoret amerikane. Studimet e mëparshme kanë vezhguar vetëm efektet psikologjike të lutjeve fetare, ndërsa ky studim është ndër të parët që ka hulumtuar për efektet fiziologjike të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986