INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studiuesi: Paguani fëmijët që të hanë perimet [Video]

Publikuar më: 18:02 16-01-2017

Jepini para fëmijëve, në këmbim të ngrënies së perimeve. Mund të tingëllojë si korruptim por kjo është në të vërtetë ajo që propozon një nga aktivistët kryesor kundër obezitetit. Tam Fry, studiues i Institutit Nacional Bamirës për Obezitetin beson se duke vënë shuma të vogla të parave në një llogari bankare, fëmijët në këmbim do ti hanë perimet. Kjo sipas zotit Fry mund të jetë një zgjidhje efektive për krizën e obezitetit në vend. Sipas tij, është e vërtetë që perimet jeshile kanë një shije të hidhur për fëmijët, por ata duhet të kuptojnë që kur janë të vegjël se jo çdo gjë është e ëmbël. Çdo shpërblim që ju mund tu ofroni atyre për të ngrënë perimet e tyre duhet të jetë diçka me vlerë. Paraja është gjithmonë një nxitje e mire, thekson studiuesi. Nga ana tjetër kjo metodë i bënë ata që të kuptojnë vlerën e parasë dhe u jep idenë sesi ta ruajnë atë për më vonë në jetë. Por gjithashtu është edhe një mënyrë që i përgatit ata për një aspekt tjetër të jetës, që të bëhen përgjegjës ndërsa rriten.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621