INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi ri zbulon se kanabis dëmton shikimin

Studimi ri zbulon se kanabis dëmton shikimin

Publikuar më: 13:53 09-12-2016

Studime të mëparshme kanë vërtetuar se kanabis ndihmon pacientët me glaukoma, por kërkimet e fundit vërtetojnë të kundërtën.

Përdorimi i shpeshtë i kësaj bime shkakton dëmtim të madh në shikim. Nga një studim i bërë në Francë përdorimi i tejzgjatur i marijuanës mund t’i dobësojë së tepërmi qelizat retinale ganglion, nervat të cilat shtrihen brenda retinës. Këto qeliza janë çelësi kryesor për të transmetuar informacion tek truri në mënyrë që të formojë një imazh.
Në studim u përfshinë 52 pjesëmarrës, ku 28 prej tyre ishin përdorues të kanabisit. Të gjithë përdoruesit e kanabisit ndaluan së konsumuari drogën para se të nisnin provat për eksperimentin, por e kishin përdorur atë të paktën gjashtë vjet. Nga analizat e bëra u arrit në rezultatin se këta persona kishin një vonesë në sinjalet neurale të trurit, edhe pse kishin hequr dorë nga droga.

Article Logic
Execution time: 0.0036911964416504