INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi i jep fund pikëpyetjeve, ja kur duhet të hani, para apo pas palestrës

Studimi i jep fund pikëpyetjeve, ja kur duhet të hani, para apo pas palestrës

Publikuar më: 16:06 22-05-2019

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për një shëndet të mirë. Por bashkë me aktivitetin fizik po aq i rëndësishëm është dhe regjimi ushqimor. Së fundmi është realizuar një studim që sqaron se kur duhet të hamë, para apo pas ushqimit.  Studiues të Universitetetit Bath, Birmingham, analizuan shpenzimet e energjisë për 12 meshkuj fizikisht aktivë midis moshave 20 dhe 26. Secili prej tyre përfundoi tri prova të ndryshme:

E para: hëngrën mëngjes me qumësht dhe drithëra dhe pastaj të pushonin.
E dyta: hëngrën të njëjtin mëngjes, por dy orë përpara se të bënin aktivitet fizik.
E treta: duke mos ngrënë asnjë gjë përpara aktivitetit fizik.
Studimi zbuloi se kur meshkujt hoqën dorë nga mëngjesi, ata kishin një deficit më të madh kalorish gjatë ditës, rreth 150 kalorive mesatarisht, duke nënkuptuar se stërvitja pa mëngjes është më e mira për humbje peshë.

“Këto rezultate sugjerojnë se për të rinjtë e shëndetshëm, një deficit afatshkurtër i energjisë mund të arrihet më lehtë nëse mëngjesi hiqet para stërvitjes”, përfunduan autorët e studimit.
Kur punoni në stomak bosh, trupi juaj nuk ka energji lehtësisht të disponueshme nga ushqimi, kështu që tërheq nga burime të tjera, si yndyra e trupit të ruajtur, gjë që e bën ushtrimin tuaj më efektiv në djegien e yndyrës dhe ndihmon humb peshë.
Kjo automatikisht është tregues edhe për aktivitete fizike në orare të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0036861896514893