INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi ekstrem: Njerëzit e shëndoshë konsiderohen më pak humanë

Studimi ekstrem: Njerëzit e shëndoshë konsiderohen më pak humanë

Publikuar më: 11:36 08-04-2019

Njerëzit që janë të shëndoshë e që përballen me obezitetin stigmatizohen si persona jo humanë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit amerikan.Ekspertët shprehen se tendenca për të konsideruar personat obezë jo humanë tregon edhe një herë stigmat që ekzistojnë ndaj obeziteti.Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit e shëndoshë përballen më paragjykime sa i përket peshës.

Por kërkimi i fundit tregon se stigmat janë edhe më ekstreme. Studimi gjithashtu analizoi  nëse njerëzit obezë konsideroheshin më pak të zhvilluar nga n njerëzit me trup normal. Në kërkim morën pjesë më shumë se 1500 njerëz nga Britania, SHBA dhe India.

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësojnë se si evoluonin grupe të ndryshme njerëzish në një shkallë prej një deri në 100. Në disa trajtime, pjesëmarrësve iu dha mundësia për të dhuruar  për bamirësi ose të luftonin kundër mizorive ndaj kafshëve.  Në një tjetër test iu dha mundësia të zgjidhnin bamirësi për kafshët apo nëse do të përfitonin njerëzit obezë.

Në të gjitha trajtimet e studimit, njerëzit e shëndoshë- qoftë amerikanë, indianë, britanikë - u vlerësuan  'në mënyrë të konsiderueshme' më pak të evoluar dhe më pak humanë .Kjo tendencë për të konsideruar njerëzit e shëndoshë si' më pak njerëzore 'zbulon nivelin e stigmës së obezitetit.

Studimi i ri nënvizon se shoqëria në tërësi dehumanizon njerëzit mbipeshë. Stigma që rrethon obezitetin është në të vërtetë një pengesë për të bërë ndryshime afatgjata të stilit të jetesës.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816