INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi: Diabeti “na vjedh” 10 vite jetë [Video]

Publikuar më: 17:44 18-01-2017

Diabeti në moshën e mesme mund të shkurtojë deri në një dekadë jetën tuaj. Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit në më shumë se gjysmë milionë paciente ne Kinë gjeti se ata që janë diagnostikuar me diabet para moshës 50 vjeç , jetojnë një mesatare prej nëntë vite më pak, se ata që nuk janë të sëmurë. Kjo shifër u rrit me dhjetë vjet për pacientët që banonin në zonat rurale. Drejtuesi i studimeve, Profesor Chen, i Universitetit të Oksfordit, paralajmëron se kjo nuk duhet të jetë rastësi. Sipas studiuesve prevalenca e diabetit tek të të rinjtë dhe personat e moshës së mesme eshte ne rritje. Edhe numri vjetor i vdekjeve që lidhen me diabetin ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, nëse nuk ka përmirësim thelbësor në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Zbulimet e reja tregojnë se diabeti gjithashtu rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet kronike të mëlçisë, infeksionit dhe kancerit të mëlçisë, pankreasit dhe gjirit.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922