INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët u vënë drynin universiteteve, sot protestë edhe në Durrës dhe Korçë [FOTO]

Studentët u vënë drynin universiteteve, sot protestë edhe në Durrës dhe Korçë [FOTO]

Publikuar më: 10:04 06-12-2018

Studentët në mënyrë simbolike i kanë vendosur sot drynin universiteteve, në shenjë mostërheqjeje nga kërkesat e tyre sa i përket tarifave.

celesi_tek_korpusi.jpg

 [Dera e Universitetit Politeknik të Tiranës]

Studentët sërish sot kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. 

gjuhet_e_huaja.PNG

[Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në marshim drejt Ministrisë së Arsimit]

Kjo është dita e tretë kur studentët e Universitetit të Tiranës dhe të Politeknikut kërkojnë anulimin e një vendimi të qeverisë që detyron ata të paguajnë tarifën vjetore përpara datës 15 dhjetor dhe pagesë për kreditet për lëndët e mbatura.

Ditën e djeshme në protestë dolën dhe studentët të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa sot daljen në në protestë e kanë paralajmëruar edhe të studentëve të Universitetit të Durrësit dhe të Korçës. 

Sipas paralajmërimeve të bëra ditën e djeshme, studentët fakulteteve publike të Tiranës këtë të enjte do të mblidhen sërish në oborret e fakulteteve të tyre e më pas do të marrshojnë për t’u bërë të gjithë bashkë në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.021288156509399