INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët mblidhen në ‘Universitetin e Tiranës’, zbuloni çfarë pritet të ndodhë nesër në protestën e madhe në Tiranë

Studentët mblidhen në ‘Universitetin e Tiranës’, zbuloni çfarë pritet të ndodhë nesër në protestën e madhe në Tiranë

Publikuar më: 22:55 06-01-2019

Një ditë përpara protestës, studentët u mblodhën në Qytetain Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e së hënës ata ftojnë të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre

Në ambientin e godinës liria në Qytetin Studenti, pa lejuar kamerat, studentët përgatitën qëndrimin e tyre për protestën. Protesta do të ketë si qëllim kryesor rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe se ky do jetë kushti kryesor për të hyrë në negociata me qeverinë.

Studentët parashikojnë që protesta e tyre të vijojë pa ndalim deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Në të kundërt, do të ketë përshkallëzim të lëvizjes së tyre, deri në bllokimin e rrugëve kombëtare.

Studentët do rikthehen ditën e nesërme pas disa ditëve pushimi nga festat e fundvitit. Protestat e nesërme do të të jenë masive, pavarësisht temperaturave që kanë shkuar shumë gradë minus zeros.

Ata janë të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre, ku edhe kërkesa të tjera priten të shtohen në listën e studentëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943