INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Stresi lë pas një tjetër mesazh misterioz: 'Do të shihemi sërish...'

Stresi lë pas një tjetër mesazh misterioz: 'Do të shihemi sërish...'

Publikuar më: 15:56 28-09-2026

Stresi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një mesazh emocional, vetëm pak kohë pasi njoftoi se do të shkëputej përkohësisht nga muzika.

Reperi ka zgjedhur t’u drejtohet të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij, duke falënderuar fansat, kolegët, por edhe kritikët. Në mesazhin e tij, ai kujton rrugëtimin me ulje dhe ngritje, ndërsa thekson se mirënjohja për njerëzit që kanë qenë pranë tij mbetet e pandryshuar.

Pavarësisht tonit emocional, Stresi sqaron se kjo nuk është një lamtumirë. “Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se po punon për një tjetër kapitull profesional.

Artisti premton se do të rikthehet përballë fansave dhe paralajmëron se atëherë do të ketë më shumë për të treguar. Megjithatë, ai nuk ka zbuluar ende se çfarë projekti po përgatit gjatë kësaj periudhe.

Pak më herët, Stresi kishte bërë me dije se do të publikonte disa këngë të mbetura pezull për shkak të problemeve teknike dhe procedurave me YouTube. Pas publikimit të tyre, ai kishte paralajmëruar se do të merrte një pauzë për t’iu dedikuar projekteve të tjera profesionale.

Ndërkohë, një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re. Stresi ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në rrjetet sociale, ndërsa ka hequr gjithashtu të gjithë personat që ndiqte nga lista e “following”.

Veprimet e tij kanë shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth asaj që po përgatit, ndërsa për momentin mbetet e paqartë se cili do të jetë hapi i radhës për reperin.