INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi feston ditëlindjen! Emocionon të gjithë me këtë postim:

Stresi feston ditëlindjen! Emocionon të gjithë me këtë postim: "Dhurata më e mirë që mora është...[VIDEO]

Publikuar më: 09:26 15-06-2019

Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme.

I njohur ndryshe në botën e muzikes si Stresi, pas 8 muajsh burg, ditën e djeshme gjykata ka vendosur të lirojë Stresin.

Reperi u arrestua në tetor 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në rrjete sociale, në të cilën tregon se si u prit ai para burgut dje.

Datë e veçantë për Stresin është se ai feston ditëlindjen, ndërsa përmes postimit që bëri në Instagram thotë se liria është dhurata më e mirë që e mori.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”- shkruan reperi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041449069976807