INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi arrestohet për armë dhe drogë, Dafina Zeqiri bën veprimin që nuk pritej! Pse vallë?!  [FOTO]

Stresi arrestohet për armë dhe drogë, Dafina Zeqiri bën veprimin që nuk pritej! Pse vallë?! [FOTO]

Publikuar më: 21:05 19-10-2018

Stresi është arrestuar nga policia pasditen e së mërkurës me akuzën se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë. Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.

Prokuroria duke mbrojtur arrestimin e Stresit tha se emri i tij ka dalë gjatë hetimeve për bandën e Bajrave, ku reperi ka folur me një prej anëtarëve të bandës duke i kërkuar ndihmë për ta nxjerrë jashtë shtetit.

Lidhur me këtë arrestim ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, por u habitëm nga një veprim i Dafina Zeqirit. Këngëtarja e njohur ka publikuar në Instagram një foto me një cigare hashash, ndërkohë që aty pranë janë edhe çelësat e një automjeti Audi. Përshkrimi që ka përdorur Dafina do të thotë se ajo i pëlqen të dyja.

duffye.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604