INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strehimi social! Buxheti 2018 planifikon shumë pak para [VIDEO]

Strehimi social! Buxheti 2018 planifikon shumë pak para [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 20-11-2017

Me mijëra familje në të gjithë vendin nuk kanë një banesë ku të “futin” kokën. Çdo vit qeveria në buxhetin e shtetit alokon fonde për zgjidhjen e kësaj probematike, por asnjëherë ato nuk janë të mjafteshme për të plotësuar nevojat. Pjesa më e madhe e familjeve në nevojë, që kanë aplikuar për strehim social kanë mundur të përfitojnë kryesisht bonus qiraje, po dhe kjo në afate të shkurtra kohore 1 deri 3 vjet. Ndërsa famije të tjera kanë marrë shtëpi me kredi të butë.
Sipas ekspertëve në buxhetin e 2018, ai për strehimin është shumë i ulët afro 0.03% të PBB, ose thënë ndryshe 550 milion lekë, në një kohë, që në 2017 ai ishte disi më i lartë, rreth 560 milion. Në këto kushte specialistët e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, që kanë bërë dhe një analizë të hollësishme theksojnë se ky buxhet është shumë larg planifikimeve të strategjisë së strehimit social 2016-2025 të hartuar nga qeveria. Madje objektivi i strategjisë me këto vlera monetare mund të arrihet 11 vite më vonë se mandati i strategjisë, pra jo në 2025, po në vitin 2036.
Po gjithësesi vërehet se 55.7% e shpenzimeve për strehim social do të jenë për kategorinë e bonusit të qirasë e do tu shpërndahen familjeve me një prind, grave të divorcuara, familjeve me persona me aftësi ndryshe, jetimëve e familjeve rome dhe egjiptiane. Ndërsa pjesa tjetër rreth 43.8% do të shkojë për familje që kanë të ardhura në nivelin mesatar dhe do tu jepen kredi të buta. Edhe bashkive iu janë alokuar 16 milion lekë për bonusin e strehimit, pra qiratë për të pastrehët. Po gjithësesi përmes këtij fondi mund të mbështeten vetëm 150 familje në të gjithë vendin. Në këto kushte ekspertët sugjerojnë se qeveria duhet të rrisë buxhetin për zërin e strehimit social, pasi bashkitë kanë mundësi të pakta finaciare për të përballuar paisjen me banesa për të pastrehët. Kushti i strategjisë për strehimin social është që të paktën 25 mijë familje duhet të përfitojnë strehim, deri në 2025, por me sa duket nëse vijohet me këtë nivel buxheti nuk do të mund të pajisen me banesa as gjysma e familjeve të planifikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0042750835418701