INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stevie Wonder i bashkohet protestës së sportistëve kundër Trump, gjunjëzohet në skenë

Stevie Wonder i bashkohet protestës së sportistëve kundër Trump, gjunjëzohet në skenë

Publikuar më: 15:08 24-09-2017

Gjuha e papranueshme e presidentit amerikanë dhe sulmi i bërë të shtunën në mbrëmje, ndaj lojtarëve të NFL që u gjunjëzuan gjatë himnit kombëtar, ka sjellë reagime të ashpra në mbarë vendin. Pasi Trump i etiketoi lojtarët e NFL si "djemtë e k*****e", të famshëm të ndryshëm janë zemëruar nga situata, përfshirë këngëtarin amerikan të muzikës soul Stevie Wonder. Ai tregoi solidaritet me ata qëTrump kritikoi duke u ulur me një gju në skenë. "Sonte, po ulem në gjunjë për Amerikën", tha këngëtari ndërsa ishte në skenë gjatë Festivalit të Qytetarëve që mbahet në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Me ndihmën e djalit të tij, Kwame Morris, Wonder u gjunjëzua në një gju përpara se të merrte nga të pranishmit shumë duartrokitje: "Jo vetëm një gju. Unë jam duke u ulur me të dy gjunjët", shtoi ai: "Të dy gjunjët dhe lutjen për planetin tonë, të ardhmen tonë, liderët tanë, të botës sonë, dhe globin tonë. Amen!"-ishte fjalimi i mbajtur prej këngëtarit Stivi Wonder.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668