INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statusi i Ramës për Akropolin, reagojnë ashpër mediat greke

Statusi i Ramës për Akropolin, reagojnë ashpër mediat greke

Publikuar më: 14:33 01-11-2016

Ka mjaftuar një postim në Facebook i Kryeministrit Edi Rama që mediat greke të reagojnë shumë ashpër madje duke kërkuar që Athina të ndryshojë qëndrim ndaj Tiranës.

Mediat greke e cilësojnë këtë status të Ramës si “një mainfestim pa precedent arrogance” dhe “nacionalizmi ekstrem që synonë që t’i fryjnë edhe më shumë zjarrit që kanë ndezur në marrëdhëniet greko-shqiptare pretendimet e papranueshme për çamët dhe përpjekjet për shkombëtarizimin e Himarës me rrëmbimin e pasurive dhe shembjen e shtëpive”.

Mediat greke shkruajnë se Rama po injoron themelet historike, pasi sipas tyre Gjergj Dushmani ( Jorgo Dousmanis) dhe as Kryepeshkopi i Athinës, në vitin 1686, nuk ishin shqipëtarë!

Rama në statusin e tij shkruan " Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, "...popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare"), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit, i cili më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si "lingua franca" të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE".

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324