INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statistika: Sportistët Olimpikë në Rio nuk po mendojnë vetëm për medalje, por edhe për të dashur!

Statistika: Sportistët Olimpikë në Rio nuk po mendojnë vetëm për medalje, por edhe për të dashur!

Publikuar më: 14:08 10-08-2016

Nuk është krejtësisht i panjohur fakti se atletët flirtojnë më njëri tjetrin gjatë Lojërave Olimpike. Fituesit, humbësit dhe kushdo tjetër mesa duket janë duke bërë pak qejf. Gjatë Lojërave Olimpike në 2008-ën në Pekin, janë shitur 100 mijë kondom mes atletëve dhe stafeve të tyre.

Ndërkohë që në Londër, në vitin 2012, aplikacioni Grindr që përdoret për të gjetur partner seksi, pësoi një bllokim pasi përdorimi i tij ishte në nivelet më të larta të mundshme. Në të njëjtin vit notari Ryan Lochte kishte thënë, “Isha i lidhur atëherë, gabim i madh. Tani jam single, dhe Londra do të jetë shumë e bukur.” 

Kurse tani, në Rio 2016, një tjetër aplikacion ka raportuar të dhënat e numrit të përdoruesve të saj. Sipas Tinder, në “fshatin” ku janë akomoduar lojtarët, stafet e tyre dhe të ftuar të tjerë përdoruesit janë rritur më 129%. Gjë që do të thotë se këta sportistë do të luftojnë për medaljen e artë, por pse të mos kalojnë mirë ndërkohë?!

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041