INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stanaj sfidon ligjet e natyrës në klipin e tij të ri “Ain’t Love Strange” [VIDEO]

Stanaj sfidon ligjet e natyrës në klipin e tij të ri “Ain’t Love Strange” [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 17-10-2016

Këngëtari i talentuar shqiptar Stanaj publikoi albumin e tij “The Previeë” në muajin gusht, album i cili sapo u lançua në treg, u bë një ndër albumet më të shitur, duke u rënditur menjëherë pas atij të Adele. 22 vjeçari që ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave me këngët e tij, ka realizuar edhe klipin për hitin “Ain’t Love Strange”. Në këtë video, Stanaj i bën të gjitha, së bashku me një bukuroshe, fluturon në ajër, shtrihet në xhama të thyer, dhe ndihet i thyer nën rreshjet e shiut. Përpos videoklipit të përsosur, ai ka shpalosur edhe gjithë potencialin e zërit të tij të mrekullueshëm, zë i cili po na mahnit çdo ditë e më shumë.

Ashtu siç është shprehur Stanaj për “The Fader”, “Ain’t Love Strange” flet për efektin e çmendur të dashurisë. “Dua që me këtë video të prezantoj se si dashuria sfidon ligjet e natyrës, si i reziston fizikës, dhe i çon njerëzit në vende të paeksploruara më parë”.

Vetëm një gjë, BRAVO Stanaj!

 

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424