INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një këngëtare e njohur në kastin e filmit të ri Spider Man!

Një këngëtare e njohur në kastin e filmit të ri Spider Man!

Publikuar më: 12:37 08-03-2016

Jo vetëm aktorë! Për realizimin e ri të Spider Man duket se në kast bëjnë pjesë edhe këngëtarë të njohur.

Ylli në ngjitje Zendaya ka lënë më në fund Disney për Marvel Cinematic Universe. Aktorja 19-vjeçare do të marrë pjesë në serinë e re të Spider Man. Lajmi është konfirmuar nga Huffington Post, edhe pse ende nuk dihet nëse karakteri i Zendaya-s do të ketë apo jo një lidhje romantike me të famshmin Peter Parker, rol ky i cili do te interpretohet nga Tom Holland. Ajo që dihet deri më tani është se në film aktorja do të quhet Michelle. Përtej, Holland, ajo bashkohet me Marisa Tomei në filmin e superheroit, "fqinji miqësor" Spider Man, realizimi i ri i të cilit do të dalë në vitin 2017 nën regjinë e Jon Watts.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709