INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spice Girls nuk do të ribashkohen këtë vit [FOTO]

Spice Girls nuk do të ribashkohen këtë vit [FOTO]

Publikuar më: 14:44 29-06-2016

Ndërkohë që të gjithë prisnin të shihnin edhe njëherë bashkë në skenë vajzat e “Spice Girls”,  këto të fundit sjellin një lajm jo të mirë për  fansat.

Ka qenë njëra prej anëtareve të grupit, Mel B  ajo që  ka bërë të ditur se planet që vajzat të ribashkohen , janë shtyrë për vitin e ardhshëm.  Grupi do të shënonte  kështu plot 20 vite karrierë që nga momenti që lëshuan singëllin e tyre të famshëm “Wannabe”.

 “20 vjetori ynë do ta bëntë këtë vit për, të përsosur por kjo mbetet për vitin tjetër”, ka thënë këngëtarja në deklaratën e saj të fundit. “Unë nuk po bëhem e re kështu që të nxitojmë dhe ta realizojmë këtë”, ka përfunduar Mel B me shaka duke i qetësuar fansat se në vitin 2017 i presin mjaft surpriza nga vajzat.

Article Logic
Execution time: 0.011399984359741