INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spektakël në qiell, eklipsi zhyt në errësirë disa shtete [VIDEO]

Spektakël në qiell, eklipsi zhyt në errësirë disa shtete [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 03-07-2019

Për më shumë se dy orë të gjithë ata që jetojnë në Amerikën e Jugut kanë patur mundësi të shijojnë një spektakël të vërtetë në qiell. Bëhet fjalë për eklipsin e plotë të diellit, ku hëna ka errësuar tërësisht diellin.

Fenomeni është quajtur ndryshe “ Eklipsi i Madh i Amerikës Jugore”.

Eklipsi ka qënë më shumë i dukshëm në Kili dhe në Argjentinë.

Me miliona njerëz kanë qënë dëshmitarë të spektaklit.

Pak minuta para se hëna të vendosej para diellit, duke zhytur në errësirë totale rajonet e Kokuimbos dhe Atakamës, në Kilin verior.

Në orën lokale 16.30 minuta, kishte heshtje në observatorin e la sillës, një vend ku ishin mbledhur mijëra shkencëtarë, studentë dhe të pasionuar pas astronomisë.

Rreth 20 minuta para fillimit të eklipsit total, temperatura ra me disa gradë dhe një erë e lehtë nisi të ndjehej.

Article Logic
Execution time: 0.0017859935760498