INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Specie e rrallë për ujërat tona, peshkaqeni bishtdhelpër bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë [FOTO]

Specie e rrallë për ujërat tona, peshkaqeni bishtdhelpër bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë [FOTO]

Publikuar më: 15:22 26-03-2019

Një peshkaqen bishtdhelpër është zbuluar ditën e sotme në afërsi të brigjeve të Vlorës.

Peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Radhimë të Vlorës. Sipas tyre ai nuk konsiderohet i rrezikshëm, ndërsa është një specie e rrallë për ujërat tona.

Peshkatarët thonë se peshkaqeni ka ngecur në rrjetat e peshkatarëve dhe se ata e kanë nxjerrë të ngordhur në breg të detit.

Ndërkohë një tjetër fokë është shfaqur mëngjesin e sotëm në Orikum. Foka kishte një gjatësi 1.2 metra dhe një peshë 60 kg. Sipas peshkatarëve foka ishte e qetë dhe kishte dalë të ushqehej.

peshkaenid.jpg

peshkaweni.jpg

peshkaqeni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665