INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjollët: Shqiptarët në rrjetin e fuqishëm të kokainës

Spanjollët: Shqiptarët në rrjetin e fuqishëm të kokainës

Publikuar më: 16:05 06-05-2018
 
Nuk kanë asnjë dyshim që shqiptarët janë në krye të bandës që trafikoi një ton kokainë nga Kolumbia në Madrid. Mediat spanjolle pohojnë se  shqiptarët e trafikonin kokainën e pastër nga Kolumbia në Madrid, jo vetëm me avionë të vegjël, por edhe të fshehur në kontenierët e bananeve. 
 
Të arrestuar janë dy shqiptarët Arjan Ndoci, që fshihej nën identitetin e vjedhur Dritan Gradica edhe Julian Deblini, që dyshohet se emrin e vërtetë e ka Julian Gjoka.
Sipas medieve spanjolle, ata e përshkruajnë rrjetin si shumë të fuqishëm, ndërsa kishin rekrutuar zyrtarë dhe punonjës të aeroporteve kolumbiane për të lëvizur kokainën.
 
Gjithashtu, mes autoriteteve dy palëshe, po hetohet nëse kokaina e kapur në Madrid ka lidhje me atë që u sekuestrua në Durrës në 28 shkurt. Deri tani ka tre të arrestuar, pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane, administratorin e ‘Arbi Garden’ dhe shoferin. Nga të arrestuarit në Kolumbi është edhe Lelio Nevardo Ávila Santana, i cili furnizoi shqiptarët me kokainë, ndërsa në rrjet dyshohet se është e përfshirë edhe një femër.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555