INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanja aksion policor që tronditi “themelet” e krimit, arrestohen mbi 100 veta për trukime ndeshjesh

Spanja aksion policor që tronditi “themelet” e krimit, arrestohen mbi 100 veta për trukime ndeshjesh

Publikuar më: 20:36 10-01-2019

Rreth 83 të dyshuar dhe 11 tenistë profesionistë ishte ky rezultati i një megaaksioni të kryer nga policia në Spanjë. Rrjeti kriminal qarkullonte shuma të mëdha financiare nëpërmjet trukimit të ndeshjeve.

Tenistët pranonin kushtet e anëtarëve të rrjetit dhe në këmbim merrnin shuma të mëdha. Policia spanjolle ka sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje elektronike.

Deri në përfundim të plotë të hetimeve autoritetet kanë bllokuar 42 llogari bankare.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654